TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kërkoi fjalën, ndonëse nuk ishte parashikur në axhendën e Partisë Demokratike dhe bëri kritikë të fortë ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha. Eduard Selami u prit me ovacione dhe fishkëllima nga demokratët, por tha se ishte aty për t’i kërkuar Lulzim Bashës të tërhiqte statutin, që më shumë se i bashkimit ishte i përjashtimit.
“Basha tërhiqe këtë statut. Mbaj premtimin. Hape PD. Bëj analizën e humbjeve. Ke dy humbje rresht në më pak se 5 vite. Nëse vazhdojmë kështu, edhe situata do vijojë e tij. Pavarësisht se unë i shtrëngova dorën Bashës, dhe i urova fitoren, doli një video ku shfaqej vjedhja e votave brenda nesh. Si mund të jemi ne partia e demokracisë kur votat vidhen brenda nesh. Kjo nuk është rruga jo vetëm për PD, jo vetëm për të djathtën shqiptare që po e mban peng, jo vetëm që nuk është rruga për opozitën, por as për Shqipërinë dhe shqiptarët”,- tha ai.