AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 17:02

Denoncimi/ Ja si Edi Rama çliron nga 7 vepra të rënda penale përdhunuesin Rexhep Rraja

Denoncimi/ Ja si Edi Rama çliron nga 7 vepra të rënda penale

Edhe pse ndaj shtetasit Rexhep Rraja, djalit të deputetit socialistë Rrahman Rraja, ekzistojnë të gjitha provat se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe e ka përdhunuar Xhisiela Malokun, ndaj tij rëndon vetëm akuza e përndjekjes.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në Facebook, mesazhin e prokurorit dixhital, i na paraqet provat se si kryeministri Edi Rama dhe prokuroria nën urdhrat e tij kanë liruar nga 7 vepra të rënda penale Rexhep Rrajen.

Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

Kryepërdhunuesi Edvin Kristaq Rama çliron nga 7 vepra penale përdhunuesin e partisë së tij, Rexhep Rraja!

Prokurori dixhital shkruan. sb

“Pershendetje dr dj3 nga zyra e Edi Rames doli urdheri i prere qe Rexhep Rranja te akuzohet vetëm për nenin 121/a të përndjekjes.Nderkoh qe jane shkelur ne flagrance nenet qe vijojne:

  • Neni 84 - Kanosja

- Denim me gjobë ose burgim gjer në 1 vit

  • Neni 90 - Dëmtime të tjera me dashje

- Denim me gjobë ose burgim gjer në 6 muaj

  • Neni 102 - Mardhenia seksuale me dhune me të rritura

- Denim 3 gjer në 10 vjet burgim

  • Neni 104 - Mardhenia seksuale ose homoseksuale me kërcënimin me përdorimin e armës

- Denim 5 gjer në 15 vjet burgim.

  • Neni 110 - Heqja e paligjshme e lirisë

E kap pjesa ku shkaktohen edhe lëndime fizike.

- Denim 3 gjer ne 7 vjet burgim.

  • Neni 278 - Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve

- Denim me gjobë gjer në 7 vjet burgim.

  • Neni 301 - Veprime që pengojë zbulimin e së vërtetës

-Denim me gjobë ose burgim gjer në 3 vjet.”