TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarët kanë protestuar ditën e sotme, kundër dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut dhe fshehjen shtetërore të këtij krimi. Në protestë morën pjesë një numër i konsiderueshëm qytetarësh.
Protestuesja Rezarta Caushi, u shpreh se po jetojmë në kohën e të fortëve të cilët kanë mbështetjen e pushtetit.
"Kjo është koha e të fortëve dhe qytetarët janë viktima. Ju e keni përdhunuar Xhisielën por nuk na përdhunoni dot të gjithëve. Mund të rrihni disa njerëz, por nuk mund të gënjeni dot të gjithë. Ju mund të gënjeni shumë njerëz, por nuk mund të na gënjeni të gjithëve. Ne nuk ju besojmë më, ne do të rezistojmë, ju nuk do të na mundni dot".
Protesta u censuruar nga të gjithë televizionet informative, me përjashtim të "Fax News".
