AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 17:56

Nis protesta para kryeministrisë, dhjetëra persona në mbrojtje të Xhiselës

Nis protesta para kryeministrisë, dhjetëra persona në mbrojtje
Ka nisur protesta e paralajmëruar nga shoqëria civile, të cilët kanë dalë para kryeministrisë në mbrojtje të rastit të Xhisela malokut.

Në nisje të kësaj protesta, anëtarja e shoqërisë civile, gjatë fjalës së saj u bëri thirrje qytetarëve të sabotojnë OSBE në Twitter dhe në çdo rrjet social, pasi sipas saj në një lajm të shpërndarë nga zyrat e saj, u tha se këtë protestë e ka organizuar opozita dhe jo shoqëria civile.

“Kjo protestë është organizuar nga shoqëria civile dhe të gjithë të tjerët i janë bashkuar më pas me dëshirë…. Sabotoni OSBE, sepse diplomatët nuk mund të tallen me ne, as me dinjitetin e as me kurajon tonë.

Rraja ka rrahur e përdhunuar pa pësuar gjë sepse ai është i fortë. Dhe pushteti është i të fortëve, i maskarenjve… të fortët janë kudo… “, tha ajo.

Ndërkohë kësaj proteste i janë bashkuar edhe anëtarë të Partisë Demokratike, ndërsa Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj tha se ashtu siç përfaqësuesit e shoqërisë civile pohuan, në Parlament ka kriminelë, horra, përdhunues, por ata nuk janë pjesë e PD.