TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptarët të cilët kishin prenotuar për t’u larguar nëpërmjet aeroportit të Rinasit nga atdheu kanë folur për "News 24" lidhur me situatën që u shkaktua nga greva e Albcontrol.
Disa prej qytetarëve thonë se kanë tre ditë që u vonohet fluturimi, por sot janë lajmëruar se do të rinisin fluturimet.
Po ashtu disa të tjerë thonë se nuk kanë pasur probleme pasi bllokimi i fluturimeve nuk u ka ndikuar në datën që kishin prenotuar.
Qytetari 1: Jam për Vjenë. Nuk kemi pasur probleme. Kam biletën për sot. Mbrëmë në darkë na njoftuan. Në 11:40 nisem. Thjesht u anulua, u shty me disa orë.
Qytetari 2: Për Milano. E kam në 12:15 në Milano. Pastaj për Paris. Për momentin nuk na kanë thënë për vonesa.
Qytetari 3: E kam biletën me kthim. Kështu që, kemi pasur rast vdekje. Nuk kemi pasur vonesa. Që kur kemi ardhur të shtunën, asnjë vonesë.
Qytetari 4: Asnjë problem. Në 12 e kam sot.
Qytetari 5: Kemi tre ditë këtu, për në Bergamo. Bëmë Check-In në 7. Tani na i kanë shtyrë. Po mundohemi për biletë tjetër, nuk ka.
Qytetari 6: Ne i kemi këto të biletës në 7 pasdite. Kemi tre ditë që torturohemi.
Qytetari 7: Për Gjermani nusja me çunin. Kishim planifikuar, sot na lajmëruan se do bëhen fluturimet. Në orën 11:40 minuta. Deri tani jo, s’na kanë lajmëruar për vonesa.
Qytetari 8: Nga Brukseli. Kishim vonesa, 30 minuta. Për shkakun tuaj në Shqipëri. Kështu na thanë.
Qytetari 9: Që pardje, dje jo, sot na thanë hajdeni.