TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka paralajmëruar qytetarët për një krizë të vështirë, ku do të përballen me mungesa të tmerrshme të ushqimit dhe paqëndrueshmëri ekonomike.
Duke folur në një konferencë, Kim tha se e krahasonte situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse të viteve ’90.
Udhëheqësi autoritar u bëri thirrje zyrtarëve të partisë të zhvillonin një “Mars të Mundimshëm” në mënyrë që të lehtësonin njerëzit sadopak nga vështirësitë.
“Marsi i Mundimshëm” është një term që përdoret nga zyrtarët e Koresë së Veriut që t’iu referuar luftës së vendit gjatë një urie shkatërruese, si ajo në vitin 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e la vendin pa ndihmë themelore.
Rreth 3 milion njerëz thuhet se kanë vdekur në atë periudhë.
Sipas Kim, Koreja e Veriut pritet të përballet sërish me këtë situatë të ngjashme.