TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Veli Dedi” në Tiranë.
Polica thotë se për ngjarjen dy persona janë shpallur në kërkim.
Mësohet se 29-vjeçari Bruno Basha dhe 26 vjeçari Mario Basha për motive banale janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me thike 34 vjeçarin Valter Çela, duke e lënë të plagosur.
Ndërsa me sende të forta ka mbetur i plagosur shtetasi E.SH.
Informacion paraprak
Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.