AKTUALITET, 9 Prill 2021, 11:15

Shkeli rregullat anti-Covid, gjobitet kryeministrja e Norvegjisë

Shkeli rregullat anti-Covid, gjobitet kryeministrja e Norvegjisë

Në një deklaratë të premten, policia e Norvegjisë tha se kishte gjobitur Kryeministren Erna Solberg për shkelje të rregullave të distancës sociale në një mbledhje familjare për të festuar ditëlindjen e saj.

Gjoba që kryeministrja duhet të paguajë është 2,352 dollarë, sipas shefit të policisë në një konferencë shtypi.

Kryeministrja kërkoi falje muajin e kaluar për organizimin e një feste për ditëlindjen e saj të 60-të me 13 anëtarë të familjes në një vendpushim malor në fund të Shkurtit, pavarësisht nga rregullat e qeverisë.