AKTUALITET, 9 Prill 2021, 10:11

“Rama të vijë të tregojë programin”/ Basha-fermerit: Subvencionet do t’i bëjmë ne realitet

“Rama të vijë të tregojë programin”/

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë me një fermer në Divjakë.

Basha ka bashkëbiseduar me fermerin në zetor, duke e shoqëruar atë në tokat bujqësore, teksa është njohur me shqetësimet e fermerit.

Ky i fundit ka pranuar se subvencionet i duken ëndërr pasi në këto tetë vite qeveria nuk i ka mbështetur.

Basha i ka thënë se Rama ka dështuar në qeverisjen e vendit dhe bujqësia është një nga fushat që e ka ndjerë më së shumti keqmenaxhimin e qeverisë.

Kur fermeri ka pyetur pse Ramës nuk vjen që t’i tregojë programin e PS-së, Basha ia kthehu menjëherë përgjigjen se kryeministri nuk bën dot debat me ata që quhen ‘Lulzim’.