AKTUALITET, 9 Prill 2021, 11:03

Zgjedhjet/ Ambasadorja suedeze: Demokracia në Shqipëri e brishtë, shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës

Zgjedhjet/ Ambasadorja suedeze: Demokracia në Shqipëri e brishtë,

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, ka zhvilluar një takim me banorë të Paçramit, pjesë të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Ambasadorja suedeze ka folur ndër të tjera edhe për fenomenin e shit-blerjes së votave, duke u shprehur se është shqetësues.

Ja çfarë tha ambasadorja:

E vlerësoj demokracinë, jemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor.

Nuk do të flasim me banorët për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetit në procesin zgjedhor.

Është shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia në Shqipëri ndodhet, është shumë e brishtë.

Kemi të gjithë një rol, por më të rëndësishëm e kanë qytetarët dhe shteti.

Ata duhet t’u sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë. Nuk dua të komentoj për përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në këto zgjedhje.