TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas akuzave të deputetes demokrate Jorida Tabaku në adresë të ministrit Arben Ahmetaj për sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të bizneseve, ku i fundit i ka kthyer përgjigje.
Përmes një postimi në “Facebook” Ahmetaj shkruan se nuk ka koncesion për këtë sistem të aplikuar. "Por si duket ju dhe partia juaj ia keni koncesionuar mendjen paditurisë."
Reagimi i Ahmetaj:
Dje një duet i dobët përçartjeje publike, sot një solo për të ardhur keq. Eshtë e kotë t’iu përgjigjesh për çdo budallallëk! Nuk ka koncesion zonjë!
Por si duket ju dhe partia juaj ia keni koncesionuar mendjen paditurisë.
Ne mbetemi të vendosur të cojmë përpara reformat, të vazhdojmë uljen e lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për biznesin e qytetarët dhe të fokusojmë TË GJITHË VËMENDJEN TEK NJERËZIT e tek puna në shërbim të tyre. TPZ.AL