AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 13:55

Kunati dhe dy djemtë e bëjnë për spital 55 vjeçaren, rëndë në spital

Kunati dhe dy djemtë e bëjnë për spital 55 vjeçaren,

Një grua 55 vjeçare me iniciale Q.K., ka përfunduar në Spitalin e Durrësit për shkak të dhunës së ushtruar nga kunati dhe dy djemtë.

Mendohet se shkak për konfliktin është bërë problemi për pronën. Gjendja e saj paraqitet e rënduar për shkak të plagëve. Aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të spitalit, ndërsa dy djemtë dhe kunati akuzohen për ” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22, 25 te Kodit Penal. TPZ.AL