TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Singapori, një prej vendeve aziatike që po e përballon mjaft mirë situatën me koronavirusin, ka marrë masa drastike.
Autoritetet do të gjobisin me shtatë mijë euro ose do të burgosin me gjashtë muaj të gjithë ata të cilët nuk respektojnë distancën fizike prej një metër dhe më shumë, ose nëse kapen duke u grupuar mbi 10 veta në punë apo në ambiente të jashtme.
Singapori kishte marrë vetëm masa të lehta pasi kaloi valën e parë të koronavirusit të erdhur nga Kina në muajt janar dhe shkurt.
Por, pasi ditën e djeshme u regjistrua një numër rekord prej 73 rastesh të reja atëhere qeveria vendosi për masa drastike.
Në fakt deri tani Singarpori ka vetëm 2 viktima nga COVID- 19 teksa numëron 683 të infektuar nga të cilët 172 të shëruar.