AKTUALITET, 27 Mars 2020, 14:56

Nga Kina, SHBA e deri në Afrikën e Jugut, ja si shfaqet situata e krijuar nga COVID-19 në këto vende

Nga Kina, SHBA e deri në Afrikën e Jugut, ja si shfaqet situata e

Presidenti  Trump pas telefonatës tha se biseda ishte “shumë e mirë” dhe se Kina ka siguruar se do ta ndihmonte që ta kalonin situatën e vështirë pasi e njohin shumë mirë virusin.

Kina do të ndalojë përkohësisht hyrjen e pothuajse të gjithë të huajve dhe do të zvogëlojë në mënyrë drastike fluturimet në vend ndërsa përpiqet të largojë këtë valë të dytë të infeksioneve të shkaktuara nga udhëtarët që vijnë nga jashtë.

SHBA ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të koronavirusit në botë. Universiteti Johns Hopkins sugjeron se SHBA tani ka më shumë raste të dyshuara dhe të konfirmuara të Covid-19 sesa Kina, me 85.991 të raportuar në SHBA dhe 81.872 në Kinë. Italia është e treta me 80.589 persona të infektuar nga COVID-19.

Vala tjetër e madhe e infeksioneve amerikane ka të ngjarë të drejtohet për në Luiziana, ku kërkesa për ventilatorë tashmë është dyfishuar. Në New Orleans, qyteti më i madh, festimet e Mardi Gras muajin e kaluar besohet se kanë qenë faktor që kanë ndikuar në shpërthimin e virusit.

Udhëtarët e rikthyer në Australi do të karantinohen në hotele dhe vende të reja për 14 ditë pas mbërritjes, në vend që t’ju kërkohet të izolohen në shtëpitë e tyre. Qeveria federale e Australisë po planifikon gjithashtu të punojë edhe me ekonominë duke iu kërkuar bankave, dhe pronarët që të ndihmojnë disa biznese për të dalë nga kriza.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar nga ndërtuesit e shtëpive që të shmangin lëvizjen jashtë shtëpisë gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Numri global i rasteve të konfirmuara të koronavirusit ka kaluar 552,603, sipas shifrave të fundit në pultin global të Universitetit Johns Hopkins. Numri i fundit i vdekjeve të konfirmuara në të gjithë botën ishte 25.042.

Kina raportoi infeksionin e parë të koronavirusit të transmetuar lokalisht brenda tre ditësh, megjithëse rastet që përfshinin udhëtarët jashtë shtetit vazhduan të dominojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të reja.

Argjentina njoftoi një rritje të asistencave për gjashtë muaj mënyrë që të ndihmojnë buxhetet e familjeve të prekura nga bllokimi i koronavirusit prej të premten e kaluar.

Vietnami do të kufizojë fluturimet e brendshme dhe do të ndalojë tubimet publike për dy javë nga e shtuna në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha qeveria në një deklaratë të ditën e sotme.

Ndërsa Afrika e Jugut e prekur së fundmi nga ky virus ka izoluar vendin, përmes patrullimit ushtarak në rang kombëtar ditën e sotme duke u bashkuar me vendet e tjera afrikane në vendosjen e orëve të rrepta dhe mbyllje në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në të gjithë kontinentin. Rreth 57 milionë njerëz janë të izoluar në shtëpitë e tyre në këtë mbyllje totale prej tri javësh në Afrikën e Jugut. /Theguardian