TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rastet me koronavirus në Gjermani vazhduan të rriten, pavarësisht masave drastike të izolimit për të penguar përhapjen e virusit.
Numri i rasteve sot arriti në 44 439, ndërsa numri i viktimave u rrit në 270, sipas faqes online me qendër në Berlin, “Coronavirus-Monitor”, që përpilon shifrat e përditësuara nga autoritetet lokale shëndetësore.
Autoritetet raportuan 48 viktima dhe rreth 5 000 raste të reja gjatë 24 orëve të kaluara.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përjashtoi dje mundësinë e lehtësimit të masave të izolimit, duke theksuar se rastet e reja vazhduan të rriten me shpejtësi gjatë dy ditëve të fundit.