AKTUALITET, 27 Mars 2020, 15:34

Deputeti Alimadhi me koronavirus, Rama: I uroj shërim të shpejtë, i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta

Deputeti Alimadhi me koronavirus, Rama: I uroj shërim të shpejtë,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konfirmimit të infektimit me COVID-19, të deputetit opozitar, Adriatik Alimadhi. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se i uron shërim sa më të shpejtë deputetit dhe i mirëkupton fjalët e tij të tepërta.

Më tej Kryeministri shprehet se i lutet që të ndjekë këshillat e mjekëve e të mos mbistresohet për strategjinë e luftës që e kanë vendosur ekspertët e shkëlqyer dhe jo politikanët.

I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!“, shkruan Rama.

Deputeti i Kuvendi të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi dhe bashkëshortja e tij, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti me anë të një reagimi zyrtar lidhur me gjendjen e tij.