TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajm i mirë vjen nga spitali Rajonal i Lezhës, në alarm pas konfirmimit pozitiv me koronavirus të pacientes së mjekuar te pavijoni i Ortopedisë.
Pas futjes në karantinë të gjithë stafit mjekësor dhe sanitar, rezultatet e testit me tampon kanë dalë për të gjithë negativ.
Kujtojmë se nga katër të infektuarit me COVID-19 nga i gjithë Qarku Lezhe, tre i përkasin bluzave të bardha, dy infermiere, dhe një sanitare të spitalit të Lezhës.
Mësohet se pacientja që rezultoi me koronavirus ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte shfaqur temperaturë të lartë.