TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 17 vjeçar ka ndërruar jetë në Kaliforni, si pasojë e koronavirusit. Ai nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.
Sipas kryebashkiakut të Lancaster në Kaliforni, Rex Parris, 17 vjeçarit fillimisht, i është mohuar ndihma shëndetësore në një klinikë në Kaliforni, sepse nuk ka qenë i siguruar.
"The Independent" raporton se kryebashkiaku, deklaroi se adoleshenti "nuk kishte siguracion dhe nuk e tajtuan", në momentin që u paraqit në urgjencën e një klinike. Stafi mjekësor i tha adoleshentit të shkojë në një spital publik. Rrugës për në spital, ai pësoi arrest kardiak.
Rex Parris, konfirmoi vdekjen e adoleshtentit me anë të një video, postuar në Youtube (më poshtë), ku paralajmëroi qytetarët të marrin pandeminë seriozisht dhe të aplikojnë masat e distancimit social.
SHBA është bërë vendi me numrin më të lartë të të infektuarëve me koronavirus në botë, me 85,755 të infektuar, duke tejkaluar edhe Kinën, vendi ku u shfaq fillimisht Covid-19 dhe ku janë infektuar 81,340 persona.
Video e kryebashkiakut të Lancaster në Kaliforni:
/TPZ.al/