AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 13:41

Siguruan dy mandate deputeti, sa vota fituan listat e shqiptarëve në zgjedhjet e djeshme në Mal të Zi

Siguruan dy mandate deputeti, sa vota fituan listat e shqiptarëve në


Dy listat shqiptare në kombinim në Komunën e Tuzit fituan rreth 3.700 vota.

Ky është rezultati paraprak i zgjedhjeve që u zhvilluan dje në Mal të Zi. Mësohet se Lista shqiptare “Koha është tani” ka siguruar rreth 3300 vota dhe “Bashkë nji za” rreth 400 vota.

Në zgjedhjet lokale të 2019-s blloku shqiptar fitoi rreth 3.690 vota.

Ndërkohë, dje lista shqiptare “Koha është tani” (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni Tuz) fitoi rreth 1,4% të votave – 1 mandat, ndërsa “Bashkë nji za” (PD-UDSH-LDnëMZ) rreth 1,1% të votave – 1 mandat.