TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre të dënuar për vepra të rënda krīminale janë ‘piketuar’ sot nga Operacioni Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve në Shkodër e Malësi të Madhe.
Ata janë Ndue Pepaj, Endri Alibali dhe Ali Kopliku.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Ndue Pepaj, banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Krijimi i organizatës krīminale”, “Trafiku ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë krīminale”;
Endri Alibali, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”;
Ali Kopliku, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Vrāsja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e ārmëve të ftohta” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.