TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzoi qeverinë se është fajtore për gjendjen ekonomike që ndodhen shqiptarët.
Nga selia e kësaj force politike, Vasili u shpreh se qeveria e kryeministrit Edi Rama i vjen në ndihmë oligarkëve dhe joshqiptarëve.
Vasili foli për nivel të lartë të papunësisë. Ndërsa u shpreh se e vetmja mundësi është përmbysja e kësaj qeverie. Koha për ta bërë këtë ndryshim sipas tij është tani.
“Çdo ditë që do të jetë një qeverie e tillë do të jetë një ditë e bukur për oligarkët, ndërsa njerëzit e zakonshëm do të kenë ankthin që sot janë në punë dhe të nesërmen në mëngjes biznesi ku ata janë do të mbyllet.
Papunësia troket tek dera e gjithë secilit. Përmbysja është e vetmja alternativë që asnjë qytetar nuk i shmanget dot nëse do të bëjë diçka për veten dhe për familjen.
Koha është sot për ta bërë këtë ndryshim të madh në mënyre që të shpëtojmë familjen shqiptare”, deklaroi Vasili.