TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e kësaj të hëne në pikën kufitare në Muriqan, janë sekuestruar 53 kilogram drōgë e fshehur në bombola oksigjeni dhe është arrestuar një shtetas italian.
Abc News raporton se drōga është kapur në makinën e një shtetasi italian identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.
Ndërkohë mësohet se italiani në deklaratën e tij në polici ka theksuar se nuk kishte dijeni për drogën që i është gjetur në automjet.
“Nuk kisha dijeni për drōgën që ndodhej në makinë. Bombolat e oksigjenit i kam marrë në Tiranë për arsye mjekësore pasi kushtojnë më lirë”, është shprehur ai.
Droga ishte paketuar në formë çokollatë dhe ishte e vendosur në tre bombola të ndryshme.
Gjithashtu mësohet se vlera e sasisë së drōgës së sekuestruar në makinën e italianit është rreth 150 mijë euro.