AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 10:59

Hapja e shkollave, Ministria e Shëndetësisë: Nxënës, ruani distancën në këto ambiente!

Hapja e shkollave, Ministria e Shëndetësisë: Nxënës,


Me hapjen e shkollave për kategoritë e nxënësve që nuk mundën të ndjekin mësimin online gjatë periudhës së karantinës. ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa udhëzime për parandalimin e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë liston këshillat që kanë të bëjnë me ruajtjen e distancës në hyrje e dalje, në korridore, brenda klasës apo edhe në ambiente të tjera.

“Për të parandaluar përhapjen e Covid 19 është shumë e rëndësishme që në klasa të ruhet distanca prej 1,5 metër”

Nxënës, ruani distancimin fizik 1.5 metra kur:

-Hyni e dilni nga shkolla;

-Lëvizni në korridore;

-Brenda në klasë;

-Ambiente të tjera në shkollë (laboratorë, palestra).

Sipas MASR mësimi në të gjitha shkollat e vendit do të nisë në datë 14 shtator sipas një protokolli strikt.