AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 11:45

Vrāu 61-vjeçarin, gjykata jep vendimin për “dezertorin” e ushtrisë shqiptare

Vrāu 61-vjeçarin, gjykata jep vendimin për “dezertorin”


Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Fatmir Demirin, i arrestuar për vrāsjen e 61 vjeçarit Dorian Latollari në oborrin e shtëpisë së tij në Tiranë.

Mbrojtja kërkoi masë arresti me afat pasi kërkojnë të pritet akt ekspertimi i plotë, ata pretendojnë që vdekja mund të mos ketë ardhur nga dhuna.

37-vjeçari rezulton i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” tre ditë më parë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrāsja”.

37-vjeçari i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi Dorian Latollari, 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve intensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Fatmir Demiri, 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se për disa konflikte të mëparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.