TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eduart Lamaj i dyshuar si ēkzekutor i biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji Markaj, fundmajin e këtij viti, konsiderohej nga autoritetet greke të drejtësisë si një nga peshqit e mëdhenj të trafikut të kōkainës.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia, për akuzat e organizatës krīminale dhe trafikut të narkotikëve.
Referuar dosjes penale, Lama, dyshohet si organizator i trafikut të 180 kilogram kōkainë nga Amerika Latine me destinacion vendet e Bashkimit Europian, sasi e cila u bllokua muaj më parë në portin e Pireut në Athinë.
“News 24” raporton se zyrtarët e drejtësisë greke kanë informuar palën shqiptare se kanë shpallur në kërkim Eduart Lamën dhe kërkojnë dorëzimin e tij.
Por, në kushtet kur një shtetas shqiptar, nuk mund të ekstradohet nga Shqipëria drejt Greqisë, përderisa mungon një marrëveshje ekstradimi, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj iu kërkon autoriteteve të drejtësisë greke të transferojnë në Shqipëri procedimin penal për këtë person.
“Ministria e Drejtësisë në referencë të njoftimit të shpalljes në kërkim ndërkombëtar të shtetasit shqiptar, Eduart Lamaj, alias Leandro Simon nga autoritetet greke të drejtësisë, duke ju njoftuar për pamundësinë e ekstradimit nga Shqipëria në Greqi të këtij shtetasi, iu përcjell kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për transmetimin origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin të, bashkë me përkthimin përkatëse të të gjitha materialeve që lidhen me procedimin penal ndaj tij, për akuzat e organizatës krīminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, shkruan Gjonaj në letrën dërguar homologut grek të drejtësisë.
Për këtë çështje, “News 24” u interesua edhe pranë SPAK nëse për Eduart Lamaj, është çelur një çështje penale, por nuk mori një përgjigje të qartë.
Eduart Lama në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ēkzekutoi Likën e Markaj, në hollin e hotelit A&A në Laç.
Ai mbeti i plagosur në ngjarje dhe u arrestua 20 ditë më vonë në një klinikë private ku shkoi për t’u operuar pasi gjendja shëndetësore e tij ishte e rëndë.
Pavarësisht, se ai ka pranuar autorësinë e krīmit, prokuroria ende nuk ka hedhur dritë mbi motivin e krīmit.
Por, akuza e re e dalë në dritë për të, duket se po orienton edhe prokurorinë shqiptare të hetojë për një vrāsjes që lidhet me prishjen e pazareve të drōgës.