AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 11:13

'U bë mallkim shprehja ‘t'veshtë bluzën Ed Rama’, Manjani: Ky ters drejton Shqipërinë...


Ish Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një shenim në faqen e tij në rrjetet sociale për ‘tersin’ Edi Rama.

Ai permend në shenimn e tij se sa herë që Rama vesh bluzën e ndonjë ekipi futbolli ato humbasin. Ose sa herë mbështet dikë ai humbet.

‘Por, shkruan Manjani me ironi në shenimin e tij, e keqja nuk është kjo, por fakti që ky ters  drejton Shqipërinë dhe çorodit shqiptarët”.

Postimi i plotë

Ç'farë tersi!

Vesh bluzën e Juventusit, humb Juventusi. Nuk ka burrë nëne ta ngrejë Juven. As Ronaldo nuk i bëri fajde.

Veshi ca ditë, para 3 vitesh dhe një xhup të Bayern, ky i fundit nuk shihej me sy.

Veshi bluzën e  kombëtares Shqiptare, humb Kombëtarja. As stadiumi i ri nuk e largoi tersin...

U bë me kombëtaren Italiane, u eleminua kjo e fundit që në fazën kualifikuese.

Së fundi doli të mbështesë Milo Gjukanoviçin e Malit të Zi, humbi edhe Milo...

E keqja nuk është kjo, por fakti që ky ters  drejton Shqipërinë dhe çorodit shqiptarët. ????????

U bë mallkim shprehja "t'veshtë bluzën Ed Rama"!????