AKTUALITET, 7 August 2026, 12:25

Rritet ndjeshëm lëvizja në Morinë, 422 mijë kalime në korrik, 90 mijë në pesë ditët e para të gushtit

Pika kufitare e Morinit ka përballuar një fluks të madh udhëtarësh dhe automjetesh gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë këtij muaji në Morinë, që lidh Shqipërinë me Kosovën, janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.

Vetëm në pesë ditët e para të gushtit, përmes Morinit kanë hyrë në Shqipëri mbi 90 mijë pushues nga Kosova, mes tyre edhe pjesëtarë të diasporës.

Fluksi më i madh u regjistrua gjatë fundjavës së parë të muajit, me rreth 50 mijë hyrje. Rritja e lëvizjeve lidhet me kulmin e sezonit turistik veror, ku shumë qytetarë të Kosovës zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime.