AKTUALITET, 15 Shtator 2020, 12:32

Si në filma, bandat kriminale luftë në mes të Stambollit, shihni pamjet kur përplasen me armë

Si në filma, bandat kriminale luftë në mes të Stambollit,

Kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë kanë kapur një situate të pabesueshme në rrugët e Stambollit. Dy grupe kriminale u përplasën fillimisht fizikisht me njeri-tjetrin në lagjen “Fatih” të Stambollit duke bërë që më pas të nxjerrin dhe armët. Ky moment është kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ku duket se njëri nga personat e përfshirë fillimisht plagoset në këmbë nga kundërshtarët dhe ndërkohë që është i shtrirë, nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të tyre. Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur dy persona, mes tyre një grua e cila ishte duke kaluar në zonë. Për fat të mirë nuk pati të vdekur./ABC News