AKTUALITET, 15 Shtator 2020, 10:27

Dita e Demokracisë, ambasadorja e SHBA: Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes

Dita e Demokracisë, ambasadorja e SHBA: Çdo qytetar ka të

Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Kim shprehet se demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre dhe respektojnë sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën. POSTIMI: Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi.