AKTUALITET, 15 Shtator 2020, 11:33

U dënua me 15 vite burg, Domart Konjari i dërgon letër nga arratia ambasadës franceze

U dënua me 15 vite burg, Domart Konjari i dërgon letër nga


Gjykata e Posaçme dënoi dje me 15 vite burg Domart Konjarin. Ai, ndodhet prej katër vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale: “trafik droge’, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “pastrim parash”, “falsifikim dokumentesh” dhe “tentativë për të korruptuar policinë”.

Ndërkohë, pas vendimit të GJKKO, Konjari i a dërguar një letër ambasadës franceze në Tiranë, ministrisë së Drejtësisë, KLGJ dhe KPK.

Konjari e cilëson vendimin e djeshëm si të padrejtë, ndërsa në letrën e përgatitur nga avokatët e tij, bëhen me dije “shkeljet e pretenduara të Konventës se te Drejtave te Njeriut, shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, shkeljen e të drejtave kushtetuese, shkeljen e të drejtave proceduriale dhe ligjore të kryera si nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngritjen e akuzës ashtu edhe nga ana e Gjykatës se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjykimin e çështjes penale ne ngarkim të të pandehurit z.Domart Konjari’.

Ai shkruan se GJKKKO dje dha një vendim penal të paprecedent, vendim që sipas tij ka minuar të drejtat themelore të njeriut. Konjari deklaron se konkluzionet e avokatëve nuk u lexuan në seancën e dhënies së vendimi dhe se Gjykata dje ka dhënë një vendim pa praninë e tyre.

Po ashtu në letrën e tij, Konjari kërkoj nga mediat të cilat kanë pasqyruar më datë 14.09.2020 lajmin e dhënies të këtij vendimi të përgënjeshtrojnë lajmet e tyre rreth akuzave, të cilat i quan të rreme.

“Ambasada Franceze duhet të reagojë për këto shkelje të të drejtave themelore të njeriut në dëm të Z.Domart Konjari pasi Shteti Francez e ka pajisur me Statusin e Refugjatit këtë shtetas, dhe si rrjedhojë ka për detyrë ti ofrojë një mbrojtje në bazë të Konventave Ndërkombëtare të përmendur në këtë material.

Më poshtë po paraqesim dhe Diskutimeve Përfundimtare të mbrojtjes për këtë proces gjyqësor të cilën Gjykata nuk na e dha mundësinë ta paraqesim pranë saj:

• Ne shtetin Francez është nisur procedimi penal dhe është gjykuar shtetasi Domart Konjari ne mungese te tij dhe ne mungese te nje avokati te zgjedhur prej tij, duke i mohuar keshtu nje prej te drejtave themelore te Konventes Ndekombetare te te Drejtave te Njeriut.

• Te njejtin veprim procedurial ka kryer edhe autoritetet shqiptare, nga ana e prokurorise prane gjykates per krimet e renda nuk i eshte komunikuar akuza ne ngarkim te te pandehurit Domart Konjari si dhe nga Gjykata e Posacme dt.14.09.2020 i eshte mohuar te pandehurit dhe avokateve te zgjedhur nga ai e drejta per te paraqitur Konkluzionet Perfundimtare, duke dhene nje vendim fajesie ne mungese te tyre”, shkruhet në letër.