AKTUALITET, 15 Shtator 2020, 10:57

FOTOT/ Shugurimi ipeshkvnor i Imzot Arjan Dodaj bashkon politikanët në katedralen “Shën Pali”


Shugurimi ipeshkvnor i Imzot Arjan Dodaj ka mbledhur bashkë figurat kryesore të politikës shqiptare.

Në katedralen katolike “Shen Pali” po zhvillohet një meshë e shenjtë, ku të pranishëm janë presidenti Ilir Meta, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zëvendëskryeministri Erjon Braçe si dhe ministra të kabinetit qeveritar Rama, si dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm, pasi ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi.

Po ashtu në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare.