TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama këtë të martë pritet që të zhvillojë një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Mediat greke bëjnë me dije se dy kryeministrat do të darkojnë së bashku rreth orës 21:00, ku pritet që të diskutojnë për çështjen më të përfolur të ditëve të fundit atë të zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon.
Çështja është veçanërisht e komplikuar, duke qenë se në vitin 2009, nën qeverinë e Costas Karamanlis, kishte një marrëveshje demarkacioni me Shqipërinë , e cila më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese e vendit.
Kryeministri Rama ishte ndër personat që kishte marrë dhe veprime ligjore ndaj marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë nga pala shqiptare në atë kohë, ku kishte theksuar se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë kishte miratuar qëndrime të ngjashme me ato turke për Egjeun.
Mediat po ashtu bëjnë me dije se në takim do të flitet edhe për sfidat e rajonit për zhvillimin e forcimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe integrimin evropian.
Kryeministri shqiptar Edi Rama përpara se të mbërrinte në Athinë ditën e djeshme u takua dhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ku në qendër të diskutimit, sipas postimit të Ramës, ishin marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik në trajtimin e koronavirusit si dhe situata në Ballkanin Perëndimor.