AKTUALITET, 15 Shtator 2020, 10:49

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë botën më të sigurt

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump: Hoti dhe Vuçiç e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish në lidhje me takimin e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në shtëpinë e Bardhë. Mediat e huaja bëjnë me dije se Trump e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilët shkuan në Washginton dhe nënshkruan marrëveshjen. Përmes një postimi në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruhet se sipas presidentit amerikan, Hoti dhe Vuçiç e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre. “Është dashur guxim i jashtëzakonshëm nga presidenti i Serbisë, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Hoti për të nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Washington për ta finalizuar këtë angazhim. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt. Është vërtetë ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”, është shprehur Trump.