AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 19:44

Shtyrja e negociatave, Petrit Vasili: Urime të marrit të Surrelit

Shtyrja e negociatave, Petrit Vasili: Urime të marrit të Surrelit

Pas vendimit të Këshillit Europian për të shtyrë procesin e çeljes së negociatave për Shqipërinë, ka ardhur menjëherë reagimi i parë edhe nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish-kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili shprehet se Shqipëria duhet t’i kërkojë ndjesë vendit fqinj, Maqedonisë së Veriut, për shtyrjen e afatit ndërsa ka publikuar edhe një video, e cila sipas tij, tregon të gjithë gënjeshtrat e kryeministrit Edi Rama për këtë proces.

Postimi i Vasilit:

“Urime te marrit te Surrelit se nuk paska “celur” negociatat!? Mire qe ky i marre nuk ja hapi negociatat Shqiperise, por duhet ti kerkojme ndjese edhe Maqedonise se Veriut qe ia shtyme vendimin per ne tetor. Ky psikopati po nuk i thirri mendjes dhe keto pak dite do tu riktheje edhe vizat shqiptareve brenda 30 qershorit,se celje negociatash me kete te marrē nuk ka as pas 10 vjetesh. Edhe disa pyetje……per Mashtruesin Rama.

Po shampanja qe u hap vjet per hapjen imagjinare te negociatave ku vajti? Po dekoratata e ambasadoreve a do kthehen mbrapsht? Po per vandakun e genjeshtrave a do kerkoje falje ky i marre ?Neqoftese i ka harruar genjeshtrat po ja kujtojme me kete VIDEO dhe ishalla nuk thote edhe qe nuk eshte ai.”-shkruan ai.