AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 18:45

Negociatat me BE-në/ Rama e quan dështimin e Shqipërisë, "pozitiv"

Negociatat me BE-në/ Rama e quan dështimin e Shqipërisë,

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas lajmit se Shqipërisë nuk do t'i hapen negociatat këtë Qershor, siç ai u kishte thënë të gjithë shqiptarëve, në vitin 2018, kur hapi edhe "shampanjën" për këtë fitore të paqenë. Por, edhe në këtë rast, Rama nuk ka zhgënjyer. Këtë dështim, pra shtyrjen e vendimarrjes,  ai e ka konsideruar një ngjarje pozitive. Ai nuk nguron të sulmojë edhe opozitën, që e quan "fronti i së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat". 

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston. Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor”, shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, në qershorin e vitit të shkuar, jo vetëm bërtiti fitore, për hapjen e negociatave, por dekoroi edhe disa ambasadorë shqiptarë që shërbejnë në vendet Europiane, për këtë "arritje". Shihni videon më poshtë për këtë ngjarje groteske.

VIDEO:

Ndërkohë, sinjalet që vijnë nga Bashkimi Europian nuk janë aspak pozitive për Shqipërinë. Veçanërisht, Hollanda ka ndërmarrë disa hapa, si votimi për rikthimin e vizave dhe mocioni për moshapjen e negociatave për Shqipërinë, të cilat dëshmojnë se edhe në tetor do të jetë shumë e vështirë, që vendit tonë t'i jepet drita jeshila për çeljen e negociatave.

Media prestigjioze europiane, Euractiv, shkruante në një artikull, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka gjasa të ndahen nga njëra tjetra dhe se shanset e Shqipërisë për hapjen e negociatave janë të pakëta.

LEXO EDHE

http://www.tpz.al/2019/06/18/media-europiane-euractiv-shqiperise-nuk-i-hapen-negociatave-maqedonia-e-veriut-pret-driten-jeshile/

/TPZ.al/