AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 11:32

Shtyhet për herë të katërt gjyqi ndaj grupit “Habilaj’, ja shkaku

Shtyhet për herë të katërt gjyqi ndaj grupit


Është shtyrë sërish gjyqi ndaj grupit të Habilajve. Kjo është hera e katërt që shtyhet procesi gjyqësor për shkak të mosekzekutimit të letër porosive nga Italia.

I vetmi që ndodhej në seancë ishte Armando Koçerri, i cili ndodhet në Shqipëri.

Edhe herën e kaluar procesi gjyqësor u shty për shkak të mosnjoftimit të anëtarëve të grupit Moisi Habilajt, Nazer Seitit, Fatmir Minaj dhe Meridian Sulajt. Në këtë seancë mungonin edhe avokatët e Moisi Habilaj për letërporositë e ardhura nga Italia.

Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qenë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve.

Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.