AKTUALITET, 9 Korrik 2019, 23:26

Kryemadhi: Opozita i fiton zgjedhjet dhe me Ramën kryeministër

Kryemadhi: Opozita i fiton zgjedhjet dhe me Ramën kryeministër

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se opozita i fiton zgjedhjet edhe me Edi Ramën në zyrën e kryeministrit.

Duke folur në 'Tempora', Kryemadhi është shprehur se nuk mund të futesh në zgjedhje pa standarde.

Sonila Meço: Monika Kryemadhi pranon që të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?

Monika Kryemadhi: Unë e kam thënë gjithmonë që ne fitojmë edhe në zgjedhje të pandershme me Edi Ramën?

Meço: Pra mund të shkoni në zgjedhje me Edi Ramën?

Kryemadhi: Kjo nuk është dëshira ime, ky është një vendim që do ta marrim të gjithë si front opozitar, ajo që dua të them, e para janë standardet, ti nuk mund të hysh në zgjedhje pa standarde, e para njëherë është populli vetë që nuk beson në një proces votimesh apo në një proces 'zgjedhor' pa standarde, të parët janë qytetarët që thonë ne nuk bëhemi farsë e këtij procesi sepse po të pyesësh mamanë time thotë, unë nuk dua t’ja di fare se si do zgjidheni ju, me lista proporcionale apo me mazhoritar. Sepse në fund të ditës njerëzit mendojnë se beteja nuk bëhet për njerëzit, por për klasën politike.