AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 09:30

Meta takon homologun maqedonas: Një muaj i shpërdoruar kot që nga çdekretimi i 30 qershorit

Meta takon homologun maqedonas: Një muaj i shpërdoruar kot që nga


Presidenti Ilir Meta, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Sarajevës, ka takuar sot Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në facebook, ndërsa ndanë një foto të takimit, Meta shkruan se të dy vendet duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.

Duke u ndalur tek situata në vend, Presidenti shkruan se sot “bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Postimi i plotë i Metës:

Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski.

Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë.