AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 11:13

FOTO/ Stuhia dëmton rëndë rrjetin elektrik, qytetet me problemet më të mëdha

FOTO/ Stuhia dëmton rëndë rrjetin elektrik, qytetet me problemet


Si pasojë e stuhisë që ka prekur disa qytete të vendit mbrëmjen e djeshme, OSHEE njofton se ka ndërprerje energjie, për shkak të dëmtimeve në rrjet.

Defekte janë vërejtur në Burrel, Shkodër, Krujë dhe në Lezhë.

Njoftimi i OSHEE:

Stuhia dëmton rrjetin

Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi (zona e Krujës).

Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.

Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë.