AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 09:53

Shpërndante heroinë në Fier, arrestohet 30 vjeçari nga Patosi

Shpërndante heroinë në Fier, arrestohet 30 vjeçari nga


Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash.

Uniformat blu arrestuan 30 vjeçarin Saimir Sali, banues në Patos.

Ndalimi i tij u bë pas informacioneve të mara në rrugë operative se ky shtetas shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash.

Gjatë kontrollit personal, të riut ju gjetën me vete nëntë doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".