AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 14:20

Shtohen rastet e rënduara nga rrethet me koronavirus, tre ambulanca brenda orës tek Spitali Infektiv

Shtohen rastet e rënduara nga rrethet me koronavirus, tre ambulanca brenda


Rriten rastet e rënduara nga rrethet me COVID-19, tre urgjenca mbërritën brenda një ore tek Spitali Infektiv.

“Balkan Web” raporton se dy prej rasteve ishin në gjendje të rëndë, të trajtuar me oksigjen bashkëshoqërues nga spitalet e rretheve.

Më parë ky spital priste nga 2-3 urgjenca në ditë, kurse sot i ka regjistruar po kaq vetëm në një orë.

Ndërkohë më e stabilizuar paraqitet gjendja tek Sanatoriumi, aty ku zakonisht paraqiten më shumë urgjenca.