TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një turp për Bashkimin Europian e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, mosliberalizimi i vizave për kosovarët.Në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Kosova është bërë peng i dinamikave të brendshme të disa vendeve të BE-së.
“Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si mbaroi në palë zgjedhje në një vend dhe pastaj kur ka zgjedhje në një vend tjetër. Kam folur pa pushim për këtë temë me ata që i kam takuar në Evropë dhe akoma nuk arrijë dot ta kuptoj asgjë nga ato që thonë, por kuptoj që arsyeja është ajo që nuk thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim të vizave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash, sipas konfiguracionit elektoral në një vend dhe një vend tjetër, dhe rajoni e paguan në tërësi”- u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
Kryeministri Rama tha se zgjerimi dhe integrimi i tregjeve në rajon nuk ka sjellë asgjë të keqe, përveçse shumë ekonomi, punësim dhe mundësi për paqe apo zgjidhjen përfundimtare të çështjes themelore.
Rama kujtoi edhe ditën e errët për Shqipërinë, atë të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, duke falënderuar Kosovën për ndihmën e menjëhershme. “Nuk do ta harroj asnjëherë dhe nuk do të mungoj asnjëherë në përsëritjen e mirënjohjes për kontributin e jashtëzakonshëm dhe për frymën e ngrohtë që sollën forcat e Kosovës në një nga ditët më të vështira për Shqipërinë, në historinë e saj, që ishte dita pas tragjedisë së 26 nëntorit. Dua t’i falënderoj me shumë respekt”,tha Rama.