AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 11:56

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin në bulevardin “Bajram Curri”

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin në


Mëngjesin e sotëm në bulevardin ‘Bajram Curri’ është aksidentuar një shtetas i cili është dërguar menjëherë në spital.

Sipas policisë shtetasi P.N, 65 vjeç, këmbësor, është aksidentuar nga mjeti me drejtues I.D, në orën 10:50.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.10.2020, rreth orës 10:50, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues I.D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P.N., 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mjeti dhe drejtuesi i tij ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.