AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 14:11

“Asosacioni i komunave serbe, temë e mbyllur!” Hoti: Njohja nga Izraeli hap i rëndësishëm

“Asosacioni i komunave serbe, temë e mbyllur!” Hoti: Njohja nga


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se asosacioni komunave me shumicë serbe në Kosovë është temë e mbyllur me marrëveshje në bazë të Kushtetutës së vendit. Hoti deklaroi se njohja nga ana e Izraelit është mjaft e rëndësishme në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës.

“Asosiacioni i komunave me shumicës serbe është temë e mbyllur me marrëveshje ku janë vendosur edhe norma kushtetuese. Me këtë është pajtuar edhe pala serbe.

Është obligim shtetëror i Kosovës. Sa i përket ambasadës në Jeruzalem, ne jemi vend i ri.

Ka ardhur një njohje e rëndësishme sepse hap një perspektivë tjetër në konsolidimin e Kosovës.

Pjesë e marrëveshjes është edhe hekurudha Prishtinë-Durrës. Më vjen mirë që sot e nënshkruam një marrëveshje për këtë qëllim. Kjo hekurudhë e kthen portin e Durrësit në një port të rëndësisë strategjike”, tha Hoti.