AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 13:53

Trump dhe Melania u infektuan me koronavirus, Kryemadhi: Lutjet tona shkojnë për çiftin presidencial


Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI dhe bashkëshortja e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i ka uruar sot Presidentit të SHBA Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, shërim të shpejtë, pas njoftimit se çifti Trump ishte infektuar nga koronavirusi.

Kryemdhi shkroi në rrjetet sociale në dy gjuhë, anglisht dhe shqip: “Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për një shërim të shpejtë për Zonjën e Parë Melania Trump dhe Presidentin e SHBA Donald Trump.”