AKTUALITET, 12 Prill 2018, 21:15

Berisha sulmon sërish ambasadorët: Lu e Vlahutin zbatuan planin e Sorosit, i dhanë Ramës drejtësinë

Berisha sulmon sërish ambasadorët: Lu e Vlahutin zbatuan planin e

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se reforma në drejtësi nuk ekziston pasi Edi Rama i ka marrë të tëra.

Gjatë intervistës në Abc News, Berisha akuzoi dy ambasadorët, Lu e Vlahutin, të cilët sipas planit të Sorosit ia dhanë drejtësinë Edi Ramës.

“Reforma në drejtësi është hedhur në erë. Ky përvetësim që i bëri Edi Rama drejtësisë, do t’i kushtojë atij edhe lëkurën e tij, sepse e mori drejtësinë mbi vete. Dy ambasadorët në zbatim të platformës së Sorosit bënë gjithçka t’i japin drejtësinë atij. Rama ka kapur tërësisht drejtësinë. Sot s’ka reformë, reforma është e hedhur në erë që në momentin e vendosjes së Ramës si kryeprokuror”, tha Berisha.