TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një konfrontim i përgjakshëm ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në një zonë të krahut të tretë të burgut të Domokos, në Greqi.
Më konkretisht, sipas “Lamiareport”, dy shqiptarë, respektivisht 47 dhe 27 vjeç, u përleshën me njëri-tjetrin me thika të improvizuara.
47-vjeçari mbërriti në spital në Lamia i plagosur rëndë, ndërsa 27-vjeçari mori lëndime të lehta.
I riu, pas kujdesit mjekësor u kthye në burg, ndërsa 47-vjeçari mbetet i shtruar në spital. Megjithatë, mediat helene raportojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i protagonistëve nuk bëhet i ditur nga mediat greke.