TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i përcjellë një mesazh të koduar politikës shqiptare, përmes një
postimi në rrjetet sociale, ku thekson se shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime.
Sipas Kreut të Shtetit, shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirësë dhe më shpresëdhënëse.
“Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimarrjen dhe destinacionin europian të vendit. Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirësë dhe më shpresëdhënëse. Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar! ??”, shkruan Meta.