TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, vijon takimet me zyrtarët e lartë të vendit tonë.
Vetëm pak ditë pas marrjes zyrtarisht të detyrës, ambasadorja Yuri Kim ka shkuar sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme, ku është takuar me prokurorët, që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë thekson se, takimi i sotëm i ambasadores Kim dhe prokurorët e SPAK “ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme të SHBA-ve”
“Takimi i sotëm i Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit. #ShbaQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.