TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar i pajisur me armë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të karabinierëve, në një pikë kontrolli në Colonnella, shumë pranë një qendre tregtare.
Shqiptari ka hapur dritaren e makinës dhe ka qëlluar tri herë në drejtim të makinës së karabinierëve. Policët iu përgjigjen zjarrit, ndërsa më pas nisi ndjekja e gjatë e të dyshuarit, shkruajnë mediat italiane.
Pasi karabinierët e ndoqën gjatë, shqiptari arriti të ikë në një fshat, ku vodhi një skuter të një fermeri lokal, kurse më pas ndaloin një shofer të çastit, pasi e kërcënoi me armë të zjarrit. Ai më pas vodhi "Benz"-in e tij dhe u drejtua drejt veriut në zonën e Askolanos. I ndjekur nga policia, atij iu desh të braktiste makinën.
Në këtë vend mori fund ndjekja dhe shqiptari u ndal në kryeqytetin Piceno. Ai mori disa lëndime, kurse u prangos pranë Askolit. Nuk dihet se përse ai u arratis dhe më pas iu përgjigje dhe me armë zjarri, por shqiptari dyshohet për grabitje.
Makina e parë me të cilën udhëtonte shqiptari e llojit “Toyota Yaris”, është e lidhur me një grabitje më 23 janar. Policia italiane ka arrestuar edhe një grua nga Shqipëria, e dyshuar si bashkëpunëtore e shqiptarit. Një tjetër bashkëpunëtor shqiptar është në kërkim policor.